Nuk arriti të transferohej te Bayern, “ylli” i Manchester City rinovon me “qytetarët”

schedule20:36 - 14 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 14 Shtator, 2023

U përfol shumë për një kalim te “bavarezët” e Bayern Munich, por në fund vendosi të qëndronte te “qyteratët” e tij. Bëhet fjalë për anësorin 33-vjeçar anglez të mbrojtjes së Manchester City, Kyle Walker.

Ky i fundit ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Manchester City dhe për këtë arsye klubi ka vendosur ta “shpërblejë” me një kontratë të re, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ndërkaq, kujtojmë se Walker iu bashkua “qytetarëve” në vitin 2017, nga “londinezët” e Tottenham dhe nga ajo kohë ka zhvilluar plot 260 paraqitje, ku aka shënuar gjithësej 6 gola e ka dhuruar 18 asistime, si dhe ka fituar plot 15 trofe. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!