Novosela pas përmbytjeve

schedule19:42 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 19:42 - 5 Dhjetor, 2017

Disa ditë pas përmbytjeve në fshatin Fitore të Novoselës, asgjë nuk ka ndryshuar. ABC News shkoi në disa familje ku dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Banorët kërkojnë që të investohet tek argjinatura e lumit Vjosë.

Jetnor Merkaj ka lindur në fshatin Fitore të Novoselës, por përmbytjet e fundit e kanë trembur.
Kryefamiljari thotë se uji shkoi një metër e gjysëm natën dhe të gjithë u ngjitën në katet e sipërme të banesës.
Pajisjet që bleu pas katastrofës natyrore të 2015-s u prishën sërish. Tani Jetnori duhet ti blejë të gjitha orenditë nga e para.

Flasin me siguri se dëmshpërblime nuk do të ketë. E vetmja gjë që kërkojnë është ndërhyrja në argjinaturat e dëmtuara të lumit Vjosë.
Kjo zonë regjistron edhe numrin më të lartë të familjeve të përmbytura në Vlorë.
Bashkia e Vlorës ka konfirmuar se në terren do të jenë 4 grupe verifikimi, të cilët krahas banesave të evidentuara do të shqyrtojnë edhe kërkesat për shpërblim dëmi që do të paraqiten në këtë institucion. Në Novoselë, rreth 120 shtëpi u përmbytën nga vërshimi Vjosës./abcnews.al

 

https://youtu.be/ctfxUESpZvI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!