Nostalgjia për kohën, si evitoi regjimin komunist regjisorja e filmave për fëmijë

schedule17:00 - 24 Janar, 2020

schedule 17:00 - 24 Janar, 2020

Rivjen 24 vite pas vdekjes në qendër të vëmendjes regjisorja e anashkaluar nga sistemi diktatorial Adriana Elini Xhajanka. Arkivi  i filmit shfaqi 3 dokumentar realizuar prej saj ne vitet 80.

Drejtorja Iris Elezi vlerëson realizimet që ajo ka bërë me fëmijët duke i shpëtuar skematizmit të kohës.

Një galeri e pasur personazhesh dhe  stili i jetës së viteve 80 në qytetet dhe zonat turistike të Shqipërisë nën komunizëm rivjen me projektimin e 3 filmave të regjisores së njohur të filmit dokumentar Adriana Elini.

Qëllimi  i këtyre aktiviteteve, nuk është nostalgjia për kohën, por rileximi me një sy të lirë sipas drejtores së arkivit Iris Elezi.

Megjithë sasinë dhe cilësinë e veprës, emri i Adrianës nuk është aq i njohur sa bashkëkohësit, filmat e saj rrallë shfaqeshin. Regjisori Kristaq  Mitro  vlerëson poetizmin në krijimtarinë e saj dhe jep edhe arsyen, pse u la në hije.

E  bija  rrëfen mungesën  e pranisë të së ëmës për hir të profesionit, apo edhe momentet kur e merrte  në sheshxhirim.

Arkivi i filmit shfaq 3 nga 40 filmat e realizuara nga  kineastja Adriana  Elini Xhajanka.

Dokumentari i pare, Shtëpitë malore të pushimit (1976) është një vështrim i pushimeve të kaluara mes bukurisë natyrore të fshatit. Megjithëse ideologjinë e kohës , regjisorja arrin të sjell poetizmin e ndaluar për kohën.

“Çdo vijë, një vizatim” (1984) ndjek fëmijët kureshtarë gjatë një klase vizatimi, ndërsa “Fanfara e të vegjëlve” – dokumentari simpatik i vitit 1985, dëshmon punën e një grupi të ri muzikor me vegla tunxhi dhe mësuesin e tyre të durueshëm.

Dokumentarët e Adriana Elinit kapin në celuloid një Shqipëri që prej kohësh nuk është më si në këto filma, përmes planeve të afërta të kamerës që fokusojnë punëtorë dhe fëmijë./abcnews.al