Iris Elezi: Sistemi i klimatizimit të arkivit të filmit emergjent

schedule17:35 - 21 Janar, 2019

schedule 17:35 - 21 Janar, 2019

Drejtoresha  e Arkivit Qendror të filmit Iris Elezi ngre alarmin, memoria filmike rrezikon, domosdoshmëri sipas saj është modernizimi i sistemit të klimatizimit. Elezi thotë se po punohet shumë që të realizohet edhe laboratori i restaurimit siç e kërkon ligji për mbrojtjen e trashëgimisë.

Shpesh është folur për emergjencë restaurimi për filmat “Ballë për ballë” 1979, “Liri a vdekje”1979, “Vajzat me kordele të kuqe” 1978, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Vdekja e kalit” 1992, apo “Zemra e nënës” 1993. Drejtorja e arkivit Iris Elezi thotë se rrezikon gjithë materiali filmik nga sistemi i klimatizimit.

Nga ana tjetër Elezi thotë se është domosdoshmëri që të ketë një laborator të specializuar në arkiv për restaurim dhe konservim dhe për këtë ka nisur puna e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

Elezi thotë se ka nisur puna për restaurimin e 3 filmave nga specialisti izraelit Shraidrore. Resturimi jo vetëm i shpëton filmat, por i bën të aksesueshëm edhe në Europë e më gjerë.

Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së janë pasuri e paçmuar e trashëgimisë kulturore. /abcnews.al