Noka presion në qendrën e votimit, komisionerët: Hyri me forcë

schedule12:25 - 14 Maj, 2023

schedule 12:25 - 14 Maj, 2023

Një incident është regjistruar në një qendër votimi në Elbasan.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton për ABC News se tek shkolla, “Dhaskal Todri” është kërkuar ndihma e policisë për të ndërhyrë, pasi është futur brenda qendrës së votimit përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka duke bërë presion.

Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë anëtarët e komisionit ato që kanë denoncuar dhe kërkuar ndihmën e policisë, pasi Noka akuzohet se ka ushtruar presion mbi to./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!