Sipas PD, droga dhe pastrimi i parave me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore për mos hapjen e negociatave me BE-në. Deklarata në selinë blu u bë nga deputeti demokrat, Flamur Noka.
Flamur Noka: “E vërteta është se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një nga kushtet që Bashkimi Europain i ka vënë Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Në të vërtetë, nuk do të ndodhë asgjë nga ato që presin shqiptarët dhe bashkimit Europian, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës. Edhe mediat europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”. Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian nuk kanë më ansjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar intersat e vendit. Tani është koha ta largojmë, për t’I hapur Shqiperisë rrugën europiane”.