Pas përfundimit të pushimeve verore, për individë të ndryshëm njollat dhe dëmtimi i lëkurës kthehen në shqetësim. Pikërisht kjo temë u diskutua gjerësisht në ‘Abc e Pasdites’, ku të ftuarat e Ermal Peçi ishin doktoreshat profesionale të klinikës Anassa, dr. Elna Çano dhe dr. Dorina Hajro.
Duke nënvizuar rëndësinë e përkujdesjes së lëkurës, doktoreshat shprehën edhe vlerën e trajtimit të mënjëherësh të lëkurës pas qëndrimit në diell për një kohë të gjatë. Ato listuan një sërë trajtimesh që mund të gjeni në Klinikën ‘Anassa’, ku ndër të tjera përmendim mezoterapinë apo dermapenin.
Lëkura një ndër organet më të madhe të trupit tonë kërkon një përkujdesje të pandërprerë, por në kushtet e mungesës së një të tillë, klinika Anassa ofron trajtimet më në zë për këdo të interesuar. Duke filluar nga mezoterapia e fytyrës, duke mos lënë pas teknologjinë më të re, investim unik pranë klinikës.
“Mezoterapia është ajo procedura që na ndihmon në heqjen e njollave ose në zbehjen e tyre. Dermapen është aparaturë mjaft e mirë dhe ne kemi ndër më të mirat në treg. Është aq e lehtë për t’u suportuar sa nuk sjell asnjë lloj shqetësimi. Trajtimet me lazer janë fjala e fundit e teknologjisë” – tha dr. Dorina Hajro.
Fjala e fundit e teknologjisë gjendet në klinikën dermo-estetike. Stafi mjekësor shërben për klientët me përkujdesje maksimale. “Prandaj është analiza paraprake për të përcaktuar proccedurën, cilësinë e produkteve dhe cfarë pritet të marr nga ky trajtim. Normalisht në kemi aparaturat më të mira, produktet më të mira dhe ato aget që të shpojnë janë shumë specifike që mos të lëjnë shenja. ” – shprehu dr. Elna Çano.
/abcnews.al