Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së kreut të demokratëve, Lulzim Basha se nuk kishte braktisur reformën zgjedhore.
Lexo edhe: Basha: Opozita nuk e ka braktisur kurrë tryezën e Reformës Zgjedhore
Kim shkruan:
“Përshëndesim vendimin e kreut të Partisë demokratike për të vazhduar me reformën zgjedhore. Mirëpresim të gjithë palët për të treguar të njëjtën pjekuri”.
Ditën e sotme ambasadorja amerikane ka patur deklarata të forta për aktorët politikë të Shqipërisë.
Me tone të forta ditën e sotme, Kim deklaroi se:
“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, jo për lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre”./abcnews.al