Ardian Pepa njihet nga të gjithë si skulptori i Skënderbeut. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka realizuar vetëm figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në një intervistë për emisionin “Pas Mesnate”, Pepa zbuloi se dashuria për Skënderbeun i ka lindur që në moshë të vogël, kur ishte në shkollë dhe nga ai moment nuk ka reshtur më.
Skulptori theksoi se për të realizuar këto vepra i është dashur të bëjë shumë kërkime dhe ka lexuar shumë libra.
“Që i vogël e kam pasur ëndërr të realizojë portrete, atëherë isha i pandërgjegjshëm kuptohet, por e vizatoja shumë dhe e kisha shumë qejf, fillova dhe duke lexuar për historinë e Skënderbeut. Kam bërë disa kërkime dhe ia arrita të bëj diçka.
Që në klasë të pestë kam bërë skicat e Skënderbeut. Që kur kam filluar me vizatimet, jam rritur me figurën e Skënderbeut, figurën aq të dashur dhe simbol. Kam filluar kam kërkuar, por më shumë te Marin Barleti. Ka qene një punë shumë intensive sepse kisha përpara një figurë shumë intensive”, u shpreh Pepa./abcnews.al


