Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Njihet si ‘nismëtari për shpëtimin e Lumit Vjosa’/ Kaso: I lumtur që qeveria shqiptare e shpalli Park Kombëtar

schedule09:50 - 12 Prill, 2024

schedule 09:50 - 12 Prill, 2024

Artisti Ilir Kaso njihet ndryshe dhe si nismëtari për shpëtimin e Lumit Vjosa. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka thënë se është i lumtur që qeveria shqiptare e shpalli Park Kombëtar.

Kaso shpreson që do ketë një vizion shumë të qartë dhe në aspektin e turizmit apo kulturës, i cili do të shërbejë dhe për edukimin e brezave të rinj.

“Jam shumë i lumtur që mesazhi ynë u arrit të kuptohet, vizioni që ne kemi hedhur para 10 vjetësh. Sigurisht, durimi ynë dhe këmbëngulja jonë, arritëm në një lloj stacioni se ky është një ndër fitoret, por mendoj që është punë shumë e madhe për edukimin e brezave, për investimin në mënyrën se si do bëhet me këtë gjë që ne arritëm ta çojmë në këtë lloj niveli. Unë jam i sigurt që fondet do jenë shumë të mëdhaja për këtë lloj pozicionimi ndërkombëtar, pasi nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ne tani këtu po mbajmë një pozicion si i propozojmë botës apo gjithë njerëzimit me politikat që kemi me natyrën.



Shpresoj që do ketë një vizion shumë të qartë dhe në aspektin e turizmit apo kulturës, apo shumë gjëra të tjera që do të zhvillohen hap pas hapi. Kemi filluar të bëjmë diçka në lidhje me edukimin e brezave. Kemi bërë disa programe. Unë kam bërë disa programe edukimi me brezat e rinj, me fëmijët. Kemi shkuar dhe në anë të lumit. Kemi bërë disa programe në lidhje me rreziqet që përmban natyra, me kënaqësitë që ofron ajo dhe me njohuritë mbi speciet, që ka vetë ai lumë”, tha ndër të tjera artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!