Njëri kujdesej për bimët e kanabisit, tjetri rekrutonte “kopshtarë”, lihen pas hekurave dy shqiptarët në Britani

schedule09:51 - 6 Maj, 2022

schedule 09:51 - 6 Maj, 2022

Një shqiptar në Britaninë e Madhe që merrej me gjetjen e shtëpive të boshatisura për t’i kthyer në ferma kanabisi dhe ndihmonte grupe të ndryshme që t’i menaxhonin është burgosur për 5 vite. Sipas raportimeve, nga celularët e sekuestruar rezulton se Jetmir Metushi gjete godinat dhe merrej edhe me furnizimin me bimë dhe materialet e nevojshme për krijimin e një “shtëpie bari”.

Po ashtu, ai edhe gjente njerëz që merreshin me rritjen e bimëve të kanabisit dhe u jepte atyre edhe këshilla teknike rreth rritjes, raporton abcnews.al

Shqiptari u arrestuar pranë një prone në Rrugën Wetherby, Leeds, pas një operacioni të policisë më 5 shtator të vitit që shkoi. Brenda pronës në fjalë u gjetën 402 bimë kanabisi gati për t’u vjelë me një vlerë prej £200,000 nëse do të shiteshin në përdorues droge individualë.

Si duket Metushi është shfaqur në disa pamje filmike pranë një tjetër shqiptari, Aleks Gjini i cili kishte për detyrë të ruante “shtëpinë e barit” si dhe të kujdesej për bimët. Sipas prokurorit të çështjes, Gjini u pikas nga policia ndërsa i afrohej godinës me një palë çelësa në duar dhe më pas tentoi të largohej kur pa policinë.

30-vjeçari Metushi, sipas mediave në vend erdhi në Britani me premtimin se do të fitonte mjaftueshëm për të shlyer tarifën prej 20,000 £ brenda javësh. Ai punoi në ndërtim për dy vjet, por u pushua nga puna gjatë pandemisë dhe më pas u mor rritjen e bimëve të kanabisit në mënyrë që të vazhdonte të shlyente borxhin.

Nga ana tjetër, Aleks Gjini u dënua 2.5 vite burg./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!