Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Njerëzit t’i mbajmë të informuar për integrimin në BE”/ Rama: Jemi larg standardeve për sigurinë ushqimore

schedule12:45 - 21 Mars, 2026

schedule 12:45 - 21 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nevojën për rritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ky proces lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se vendi ende përballet me sfida të rëndësishme, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore, ku sipas tij rezultatet janë ende larg standardeve të kërkuara për mbylljen e kapitujve të negociatave me BE-në.

“Të rrisnim në komunikimin dhe informimin për të gjithë procesin tonë për negociatat në anëtarësimin në BE. Të përcjellim të gjithë këtë material në territor. Njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar, sepse i gjithë ky proces lidhet me jetën tonë të përditshme. Një shembull, BE ka çuar një mision monitorimi, të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi, rezultatet janë larg rezultateve që na bëjnë me një vend që të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore. Për këtë ka nevojë për një informimin dhe një mirëkuptim”, tha kryeministri Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!