Njëra pronë e Xhemal Bushatit, tjetra e familjes Lici, çfarë fshihet pas shpërthimeve në Shkodër

schedule07:47 - 26 Mars, 2022

schedule 07:47 - 26 Mars, 2022

Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar gjatë mesnatës në Shkodër, ku në fokus ka qenë një objekt në pronësi të ish kandidatit për kryetar bashkie dhe në një supermarket të familjes Lici.

Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në Shkodër në afërsi të prefekturës, në zonën e Pedonales, në objektin e Xhemal Bushatit që shërbente si qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është dëgjuar një tjetër shpërthim në një supermaket në një tjetër lagje në godinën në pronësi të familjes Lici.

LEXO EDHE: Tronditet Shkodra, dy shpërthime të njëpasnjëshme

Ndërkohë në reagimin e saj Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dy shpërthimet e njëpasnjëshme që tronditën  kryeqendrën e veriut.

“Rreth orës 02:20, në derën  e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një  biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, thuhet në njoftimin e policisë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!