Një zonjë për Tiranën/ Ish-deputetja e PD, Përnaska garon për PDIU

schedule15:15 - 31 Mars, 2023

schedule 15:15 - 31 Mars, 2023

Lajla Përnaska eshte e vetmja gruas ne garen per bashkine e tiranes. Ajo  eshte e para zonje ne kryeqytet qe synon drejtimin e bashkise dhe hyne si candidate ne zgjedhjet locale. Ish deputetja e Partisë Demokratike, ne 14 maj zonja Pernaska nën siglen e PDIU-së. Në një intervistë për Abc Neës, ajo tregon arsyet e këtij vendimi, dhe dakordësinë me lidershipin e PDIU-së.

“Shtysa kryesore është duke qenë para një fakti që, unë si shumë të tjerë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime dhe nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë. Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë edhe kandidimin si e pavarur, por ka më shumë procedura. Gjeta dakordësinë me lidershipin e PDIU-së, për të marrë mbështetjen e tyre për procesin e regjistrimit.”

Përballjen me 4 kandidatët e tjerë në këtë garë për kryeqytetin, e shikon si një alternativë për votuesit, që të mund të zgjedhin projektin më të mire.

Thekson  se ajo vetë nuk ka një betejë kokë më kokë me asnjë  prej tyre. Përnaska tha se edhe në këtë garë sikurse në dy mandatet e fituara si deputete e PD  e qarkut Tiranë , në 2005 dhe 2009 objektiv ka pasur gjithnjë zhvillimin e kryeqytetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!