Një yll i ri i muzikës operistike në skenat e botës, shqiptarja Enkeleda Kamani

schedule19:15 - 10 Shtator, 2019

schedule 19:15 - 10 Shtator, 2019

Sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani, pasi rrëmbeu duartrokitjet e spektatorit të La Scalas, për rolin e Xhildës në premieren e operas “Rigoleto”, tashmë merr edhe vlerësime nga kritika.

“Corriere della sera”analizon me nota pozitive realizimin e operas ”Rigoleto”, mes të tjerave i dedikon vlerësime edhe sopranos shqiptare Kamani.

Dy vite më parë ajo preku ëndrrën, duke fituar një bursë studimi në skenën e madhe të La Scalas. Emocione që i rrefeu edhe për ABC News aso kohe.

Tashme ajo bëri realitet atë që ëndërronte, duke çelur sezonin artistik në skenën e famshme La Scala. Sopranoja shqiptare 26 vjeçare i dha jetë “Gildes“ e ku ja doli të emocionojë publikun sqimëtar , i cili e duartrokiti gjatë.

Menjëherë pas premierës ajo u shpreh “Magjike”! As në ëndërr nuk e kisha imagjinuar.

Të debutosh rolin e Gildës në Teatrin e La Scala me një nga Rigoletot më të mëdhenj në historinë e lirikës si Leo Nucci, me një nga dirigjentët absolutisht më te medhenj si Maestro D. Oren, me një nga regjisorët më të mëdhenj si G Deflo, ishte një siguri e madhe për mua e nuk mund të isha më e mbrojtur se kaq për të debutuar këtë rol.

Por pas duartrokitjeve të publikut në sallë, vijnë edhe vlerësimet e kritikës  për të. Në faqet e  “Corriere della sera” zë vend produksioni më i fundit i operas Rigoleto në “La scala” pasi jep vlerësime për thuajse gjithë produksionin dirigjentin, regjinë dhe tenorin, të cilët janë të gjithë shumë të njohur, një dedikim vlerësues ka edhe për sopranon shqiptare. /ABC news Albania 24/7