Një vit nga humbja me Turqinë, sfidë që largoi Panuccin nga kreu i Shqipërisë

schedule21:56 - 22 Mars, 2020

schedule 21:56 - 22 Mars, 2020

Katër fitore, dy barazime dhe plot nëntë humbje: Ky ishte bilanci i Christian Panuccit në krye të Shqipërisë. I shumëkritikuar dhe gjatë fundit të aventurës së tij, edhe i urryer nga tifozët shqiptarë. Panucci kishte një vizion tjetër për kombëtaren e Shqipërisë, një vizion që thuajse askush nuk e pëlqente dhe që askush nuk ishte komod për të pritur rezultatet.

Presidenti Duka u detyrua të ndërhyjë, duke e shkarkuar strategun italian dhe duke emëruar një tjetër “axurr”, Edoardo Rejan. Ky i fundit, ka sjellë një frymë tjetër në krye të kuqezinjve, që kanë marrë rezultate relativisht të mira.

Momenti kulminant, që i kushtoi dhe stolin Panuccit, ishte ajo humbje fiks dy vite më parë, përballë Turqisë. Me datë 22 mars të 2019-ës, kombëtarja jonë kuqezi mposhtej 0-2 nga turqit, një humbje që shoi çdo shpresë që kishim për kualifikim në Euro2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!