“Një vit më parë jepja veten me gjithçka”, Aurela Gaçe ndjen mall për skenën

schedule10:02 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:02 - 19 Shtator, 2020

Pandemia e Covid-19 ka prekur dhe industrinë muzikore dhe për këtë arsye janë anuluar shumë koncerte. Qeveria gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, si një masë kufizuese në një kohë kur infektimet e reja janë shtuar.

Ndërkohë, shumë artistë kanë mbetur pa ushtruar profesionin e tyre dhe një ndër to është dhe Aurela Gaçe. Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur ka kujtuar me mall momentet magjike në skenë teksa performon përpara publikut.

Ajo ka publikuar disa video në rrjete sociale, krahas së cilës ka treguar se sa shumë po i mungon skena. Megjithatë, pavarësisht se nuk ka mundur të mbajë koncerte, Aurela ka qenë aktive në muzikë e cila publikoi pak kohë më parë projektin “Lento Lento”.

Si sot një vit më parë, fluturoja, këndoja, jepja veten në skenë me gjithçka jam. Ishte koncerti recital “26 vite me ju” në amfiteatri Tiranë. Teksa po shikoja këto video të xhiruara me telefon (joprofesionale”, më pyet vajza e madhe: “Të ka marrë malli të këndosh”, “Po i thashë shumë!“, ka shkruar Aurela. xh.d/abcnews.al