Një viktimë e 33 të infektuar me koronavirus brenda ditës në Maqedoninë e Veriut

schedule13:06 - 7 Maj, 2020

schedule 13:06 - 7 Maj, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur po ashtu se si pasojë e Covid-19 ka humbur jetën një person në Veles.

Ndërsa, prej rasteve të reja, 11 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 1 në Shtip, 5 në Prilep, 2 në Tetovë, Veles 9, Manastir 2, dhe Kriva Pallankë 1. Në tërësi, numri i të infektuarve në vend është  1572, i viktimave 89, të shëruarit janë 1079 ndërsa raste aktive mbeten 404. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!