Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëme tek rrethrrotullimi i TEG-ut në hyrje te Tiranës.
Nga përplasja e tre automjeteve u plagosën katër persona, një nga të cilët ka ndërruar jetë më pas në spital.
Ndërsa 3 personat e tjerë, sipas policisë, nuk kanë rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, shkak për aksidentin ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit, që mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit të mjeteve nga ana e drejtuesve. /abcnews.al