Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një viktimë dhe 26 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:26 - 1 Prill, 2022

schedule 15:26 - 1 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 26 raste të reja me COVID-19. Fatkeqësisht një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sipas MSh-së, nga dje janë shëruar 40 pacientë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 576.



“Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576”, ka njoftuar Ministria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!