Një “veteran” te Bologna, “ylli” gjerman i mbrojtjes pranë kalimit të Serie A

schedule22:24 - 24 Gusht, 2024

schedule 22:24 - 24 Gusht, 2024

Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori, tashmë të transferuar tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Hummels kërkohet jo vetëm nga Bologna, por edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, të cilat janë të gatshme të paguajnë liderin e mbrojtjes, plot 3 milionë euro, po aq sa i kërkon, mirëpo duket se Italia do të jetë aventura e radhës për të.

Kjo pasi në media aludohet se qendërmbrotjësi është gati të firmosë një kontratë, 1-vjeçare, për të luajtur në Serie A, teksa me “Emiljanët” ka mundësin të luajë edhe në fazën finale, të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!