Greqia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Deri më tani në vendin fqinj ka në humbur jetën si pasojë e Covid 19, 180 persona.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 15 raste të reja, duke shkuar në 2,952 numri i përgjithshëm i të infektuarve.
Ndërkohë lajm i mirë është se në Greqi, gjendja në spitale është e qetë dhe në terapi intensive janë vetëm 9 pacientë. /abcnews.al