Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Korçës, Elsion Sadikun. Seanca dëgjimore e Sadikut u zhvillua më 24 Korrik. Ai rivlerësohej me përparësi për shkak se kandidonte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Problem për prokurorin ishte bashkëshortja e tij, për shkak se ka të deklaruar të ardhura puna si dentiste në vlerën 1 milion lekë, ndërsa nuk rezulton e provuar që të ketë qënë e punësuar.
KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e pajiseve tek klinika dentare e bashkëshortes me vlerën 7500 euro dhe njëkohësisht deklarim të pasaktë nga subjekti për kontratën e shit-blerjes së apartamentit, duke mos arritur të justifikojë sipas komisionit as burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave./abcnews.al