Një tjetër pallat “në rrjetë”, Çuçi: Ka kate pa leje, nuk është fushatë por operacion ligjzbatimi

schedule13:25 - 30 Shtator, 2022

schedule 13:25 - 30 Shtator, 2022

Një tjetër pallat pa leje është konfiskuar nga autoritete në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet një tjetër aksion për ndërtimet pa leje. Rama shprehet se vijon operacioni i ligjzbatimit mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi.

“Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punën” shprehet Rama.

I pranishëm në këtë aksion ka qenë vetë ministri Bledi Çuçi, i cili u shprehe se të tjerë pallate po verifikohen. Sipas Çuçit pallati i sekuestruar sot ka kate pa leje dhe ka një ndryshim në projekt, pas verifikimit do konfiskohet.

/abcnews.al/