Florian Kamberi po zhvillon një sezon shumë të mirë me Hibernian në elitën e futbollit skocez dhe paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Rangers. Klubi i famshëm është rikthyer në formë dhe po konkurron pas shumë vitesh me Celtic për titullin kampion.
24-vjeçari i kombëtares shqiptare ka shënuar 8 gola këtë sezon (3 në kampionat dhe 5 në Kupë) dhe Steven Gerrard e do në ekipin e tij. Dëmtimi i veteranit Defoe shtyn trajnerin e Rangers të kërkojë lojtarin shqiptar.
Sky Sports raporton se gjiganti skocez e kërkon në huazim Kamberin, teksa nuk përjashtohet përfshirja e klauzolës që lejon Rangers të blejë kartonin e lojtarit ofensiv në fund të sezonit. /abcnews.al



