Një shekull marrëdhënie, Yuri Kim: SHBA është krenare, besimi ynë te ju nuk është lëkundur

schedule11:33 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:33 - 28 Korrik, 2022

Ambasadorja Yuri Kim, është shprehur krenare për Shqipërinë në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalës së saj, Ki theksoi se SHBA nuk është lëkundur asnjëherë në besimin e saj tek Shqipëria.

“Ishte një pishtar që nuk u lejua kurrë të shuhej. Ndërsa shënojmë një shekull marrëdhënie, duhet të vlerësojmë veçanërisht ata shqiptarë që paguan duke dhënë jetën e tyre.

E pandryshuar mbetet, SHBA kurrë nuk janë lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur në besimin që kemi në miqësinë tonë. Ne ishim krenarë kur ju mbështetëm kur ju u shkëputet nga zinxhirët e regjimit. Krenar që u anëtarësuat në NATO. Sërish krenar që të festojmë me ju që ju filluar zyrtarisht negociatat. SHBA Nuk janë lëkundur kurrë, për sovranitet. Ndërsa festojmë 100 vjet sot kam”, deklaroi Kim.

Ambasadorja amerikane lexoi mesazhin e përcjellë nga ish-presidenti George W. Bush. Mesazh urimi për këtë moment të rëndësishëm përcolli edhe shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!