Një shekull marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Kim: Lë të na ndriçohet rruga për 100 vitet e ardhshme

schedule09:54 - 28 Korrik, 2022

schedule 09:54 - 28 Korrik, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kryediplomatja amerikane kujton se më 28 korrik 1922 u ndez një pishtar.

Sipas asaj që shkruan ambasadorja, shqiptarët e mbajtën ndezur flakën e këtij pishtari edhe gjatë ditëve të errëta të diktaturës.

Ndërsa shprehet se ky pishtar do ta ndriçojë rrugën e dy vendeve edhe për 100 vite të tjera, Kim kujton se këtë mbrëmje do t’u bashkohet festimeve në Tiranë.

YURI KIM NË TWITTER

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!