Vllaznia ka lëvizur menjëherë. Gabimi që portieri Alen Sherri në ndeshjen me Tiranën është pasuar me afrimin e një tjetër lojtari, i cili do të rivalizojë me të riun shkodran për të mbrojtur katërkëndëshin. Adreja Efremov është zyrtarisht pjesë e kuqebluve.
“KF Vllaznia bën të ditur se prej disa ditësh ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë edhe me portierin maqedonas Adreja Efremov.
Mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së, do të jetë në dispozicion të stafit teknik të ekipeve tona për ndeshjet e ardhshme.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen portierit Andreja Efremov dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për ngjyrat kuqeblu”, njofton klubi i Vllaznisë, përmes webfaqes zyrtare. /abcnews.al