Një Quaresma për Milanin, “Djalli” favorit për firmën e talentit

schedule17:38 - 26 Maj, 2020

schedule 17:38 - 26 Maj, 2020

Klubi i Milanit po monitoron me kujdes situatën e mbrojtësit të Sporting Lisbon, Eduardo Quaresma. Drejtuesit kuqezi kërkojnë elementë të rinj në ekip, pasi ky është dhe projekti i tyre.

Portugezi kërkohet dhe nga ekipe si Atletico Madrid, Inter apo dhe RB Leipzig. Talenti dhe teknika e qëndërmbrojtësit e kanë bindur Milanin për t’u futur në garë për shërbimet e portugezit dhe kontrata e tij që përfundon në 2021, është një mundësi e artë për ta transferuar atë.

Aktualisht, 18-vjeçari është kapiteni i ekipit të U-23 të Sporting, si dhe i kombëtares portugese U-19. Oferta e parë e kuqezinjve prej 10 milion eurosh u refuzua nga klubi portugez, por një ofertë e dytë pritet në ditët në vijim. /abcnews.al