Një prej tregjeve më të vjetër në Shkodër në kushte të mjerueshme, qytetarët: Jemi dorëzuar

schedule13:21 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:21 - 24 Nëntor, 2019

Tezgat ku blihen produkte në një nga tregjet më të vjetra të Shkodrës janë ngritur mbi një rrugë të amortizuar dhe me mungesë higjene të dukshme. Edhe vetë tregëtarët ndihen në vështirësi për këtë fakt pasi veç frutave dhe perimeve ata tregëtojnë dhe qumësht apo nënprodukte të tij kur dihet se ato duhet të mbahet në frigorifer.

“Jo, kushtet shumë të këqija”, thonë tregtarët.

Kurse konsumatorët edhe pse e dinë rrezikun që sjell në shëndet mungesa e higjensë janë dorëzuar.

“Siguria ushqimore për mu, e kam lënë pas krahëve, derisa shteti nuk merret me këtë punë, jam i detyruar ta blejë”

Ky treg hera herë është investuar. Ato kanë qënë të pjesëshme dhe sot ai është bërë I rrezikshëm për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!