Një plumb në kokë dyshohet se i mori jetën 23-vjeçarit në Vlorë, 2 vite më parë i vunë tritol makinës së familjarëve të tij

schedule08:50 - 8 Janar, 2024

schedule 08:50 - 8 Janar, 2024

Vlora u trondit një natë më parë nga një atentat i ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. 23-vjeçari, Gëzim Sinomati u qëllua për vdekje, pasi doli në ballkonin e banesës së tij. Dyshohet se i riu është ekzekutuar me snajper, dhe se një plumb në kokë i ka marrë jetën.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar me automjet tip “BMW” të cilin e kanë braktisur dhe më pas i kanë vënë flakët. Lidhur me këtë ngjarje në policinë e Vlorë janë shoqëruar të paktën 10 persona.

Sipas informacioneve të siguruara për ABC News nga gazetari Elton Nika, në datën 4 janar të vitit 2022 një tjetër ngjarje është regjistruar pikërisht në vendin ku ndodhi edhe atentati një natë më parë (07.01.2024) në Vlorë.

Një automjeti të familjarëve të viktimës i është vënë tritol, dhe automjeti në atë kohë u dyshua se ishte në pronësi të xhaxhait të tij.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës, ndërsa theksohet se pasi ka ndodhur atentati qyteti nuk ka pasur energji elektrike. Hetimet janë ende në vijim për të zbardhur të plotë ngjarjen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!