Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë në Shkodër, mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas informacioneve paraprake të uniformave blu, në lagjen “Xhabie”, dyshohet se një person duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar, teksa vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit.
Ndërkaq, ABC News ka siguruar pamje nga vengdngjarja, teksa shihet se forca të shumta të policisë që kanë bërë rrethimin e zonës, teksa në rrugë janë gjetur deri më tani rreth 10 gëzhoja.
Në vendngjarje janë gjetur dy lloje gëzhojash, gëzhoja pistolete TT dhe gëzhoja kallashi./abcnews.al