ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë, që u regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një person u shkrumbua brenda një makine si pasojë e zjarrit.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se fillimisht kanë qenë banorë të zonës që kanë lajmëruar zjarrfikësit për një makinë të djegur. Pas zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë parë se brenda saj në sediljet e pasme ishte një trup i djegur. Në këtë moment është lajmëruar policia të cilët kanë ardhur dhe kanë rrethuar zonën, ku edhe është konfirmuar dyshimi i zjarrfikësve se bëhej fjalë pikërisht për një trup të djegur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.
/abcnews.al/