Një tentativë për grabitje në Koropi në Greqisë mëngjesin e sotëm është ndërprerë në mes.
Mediat bëjnë me dije se alarmi ka dhënë rreth orës 07:00 të mëngjesit. Një burrë është futur në një dyqan dhe nën kërcënimin e armës ka terrorizuar punonjësit duke i lidhur me lidhëse.
Më pas ai i ka kërcënuar ato që të hapnin kasafortën ku ndodheshin paratë.
Njëra prej punonjëseve ka arritur të lirohet duke njoftuar policinë. Një patrullë e uniformave blu që ndodhej në zonë mbërriti menjëherë në dyqanin ku po kryhej grabitja.
Autori arriti të largohej me armë duke kërcënuar me armë, megjithatë policia arriti ta ndalojë pas ndjekjes. /Abcnews.al