Një pacient u shërua, 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

schedule18:01 - 26 Mars, 2020

schedule 18:01 - 26 Mars, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tëtë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 79 numrin e të prekurve me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 79 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!