Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë. Në një shënim në rrjetet sociale, këngërarja i referohet anijes “Vlora”.
30 vite më parë me mijëra shqiptarë u larguan drejt shtetit fqinj përdtej Adriatikut, ndërsa Gaçe zbulon se një ndër ta ishte edhe vëllai i saj askokohe vetëm 14 vjeç.
Shkrimi i plotë:
Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë…
Kjo anije, nuk mund ti merrte të gjithë …e kështu, të mjerët Shqiptarë, të eturit për të jetuar vetëm pak javë më vonë , gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” .
Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë.
Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,humbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapërcyer lumenj e , sigurisht edhe duke u dhunuar nga ushtria .
Dukej se ky ishte shpëtimi .
Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetëm ai duke e kaluar femijërinë e adoleshencën i vetëm.
Ashtu siç ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmonë duke parë mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojnë akoma për familjet ,këtu.
Është kaq e dhimbshme , jo vetëm çfarë kaloi një brez i tërë që kërkonte atë, te “lulëzuarën” jetë prej emigranti, por edhe për familjet që u ndanë me te dashurit e tyre , vetëm për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i varfër shumë.
Tani më thoni, a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?
Më thoni ju, pse akoma ikim? Ikim….. sa e madhe paska qënë kjo “anije” që do ti marrë shqiptaret e ti çojë diku, diku tjetër, larg, larg….
Eshte e dielë pushim, diell, det, jetë !
Paçi një ditë te bukur miq.
Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.
Ditë më të mira edhe mund të vijnë!
View this post on Instagram