Armando Broja ka luajtur për herë të fundit me fanelën kuqezi në 24 qershor të vitit të kaluar, pra dalë nga dalë u mbushën 9 muaj.
Sulmuesi shqiptar ka pasur problem pas problemi në karrierën e tij që nga dhjetori I vitit 2022, ndërsa këtë sezon nuk e sheh fushën që nga 10 janari.
Gjithsesi, 23-vjeçari është kthyer më në fund në stërvitje të plotë tek Evertoni në Angli, ndërsa pak ditë më parë kishte bërë përgatitje të lehtë.
Shanset janë që më në fund, ai të bëjë sërish atë që di të bëjë më mirë, të luajë futboll, dhe trajneri i Evertonit, Dejvid Mojes, tregon sesi qendron situata.
“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për këtë ndeshje”
E vërteta është që futbollisti I lindur në Angli nuk ka aspak ritëm ndeshjeje për 10 sfida radhazi, dhe për më shumë se dy muaj.
Kjo, që kur u dëmtua për herë të dytë, në ndeshjen e Kupës ndaj Peterborout në stadiumin “Gudison Park”.
Po ashtu, në këmbët dhe në trupin e tij ka shumë pak ngarkesë stërvitore, ndaj edhe do të duhet shumë kujdes me një lojtar që këtë edicion ka luajtur vetëm 250 minuta, dhe që ka humbur 71 ndeshje pak më shumë se dy vjet, duke bërë pushim plot 465 ditë nga 821, pra më shumë se gjysmën e kohës.
/ abcnews.al


