Një lojtar rezulton pozitiv, koronavirusi prish atmosferën e mirë te Milani

schedule16:27 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:27 - 23 Shtator, 2020

Rast me koronavirus te Milani. Kuqezinjtë i janë nënshtruar tamponëve përpara sfidës së nesërme ndaj Bodo/Glimt në Europa League dhe përgjigjet kanë nxjerrë pozitiv Leonardo Duarte.

 

Leo Duarte

Mbrojtësi brazilian, i cili luajti në sfidën e së hënës në kampionat kundër Bolognas, është infektuar me Covid-19. “Të gjithë pjesëtarët e tjerë të klubit kanë rezultuar negativë“, shkruan Milani në postimin e bërë në Twitter.

24-vjeçari është izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë rreth një javë në karantinë. Një lajm që shqetëson trajnerin Pioli, i cili nuk ka shumë alternativa për repartin e mbrojtjes për momentin. /abcnews.al