Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një libër për Demollarin/ Gazetari Uvil Zajmi, vepër për ish yllin e madh të futbollit

schedule12:40 - 26 Qershor, 2026

schedule 12:40 - 26 Qershor, 2026

Padyshim që është diçka që ai e meriton. Madje në kushte të tjera financiare e shoqërore, një legjendë e futbollit shqiptar dhe ballkanik si Sulejman Demollari, duhej ta kishte pasur shumë më parë një libër biografik.

Gjithsesi, realitet kjo gjë u bë pikërisht tani, kur ylli I futbollit është 62 vjeç dhe autor I librit është ish-arbitri dhe publicisti, Uvil Zajmi.

Vepra është ndërtuar me disa kapituj, që nisin historinë e ish-mesfushorit të Dinamos dhe kombëtares që kur ishte nxënës në shkollën “Alqi Kondi”, e derisa mbylli karrierën në moshën 33-vjeçare.



Libri u prezantua në një ceremoni në sallën e konferencave në “Arenën Air Albania” me pjesëmarrje të ish-shokëve të tij të ekipit si Mujo Targaj apo Artur Çobani, të ish-yjeve të futbollit si Agustin Kola e Perlat Musta, të familjes, dhe të shumë miqte, gazetarëve e njerëzve të tjerë të sportit.

Në sallë ishte I pranishëm edhe trajneri i parë i Demollarit, Saimir Dauti. Libri është voluminoz me mbi 300 faqe, diçka e pashmangshme për një futbollist të nivelit të Demollarit.

Për Dinamon e Tiranës luajti nga 1982 deri në 1991, duke fituar dy tituj kampion, kupën dhe superkupën e Shqipërisë.

Për 4 sezone ishte tek Dinamo e Bukureshtit, duke u shpallur kampion e duke u vlerësuar deri sot e kësaj dite si futbollisti më i mirë i huaj i ekipit rumun.

Pak luajti në Greqi tek Panionios dhe në Hungari tek Gjëri, ndërsa fanelën e Shqipërisë e veshi 45 herë duke shënuar një gol.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!