“Një kërmill me predhë”, Kievi ironizon Gjermaninë: Armët që na keni dërguar

schedule12:18 - 26 Maj, 2022

schedule 12:18 - 26 Maj, 2022

“Armë gjermane për Ukrainën” është fjalia që shoqëron një fotografi të një kërmilli me një fishek të ngjitur në kurriz.

Është ky mesazhi i dërguar me Whatssap nga një anëtar i qeverisë së Kievit, ambasadorit ukrainas në Berlin.


Më pas ishte diplomati që e publikoi në profilin e tij në Twitter duke ironizuar në këtë mënyrë me dërgimin e armëve jo të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga Moska.

Në fund ai bën apel: “Rusia nuk duhet të fitojë luftën”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!