Ekskluzive/ Kandidati për President në Malin e Zi flet për ABC News: Do mbroj të gjitha pakicat

schedule16:03 - 21 Mars, 2023

schedule 16:03 - 21 Mars, 2023

Kandidati për President në Malin e Zi, Jakov Milatoviç tha gjatë një interviste për ABC News me gazetaren Linda Karadaku se ai do t’i mbrojë të gjitha pakicat në Malin e Zi nëse zgjidhet president, ndryshe nga sa bëri Gjykanovic, që sipas tij me rradhë i ka sulmuar një herë serbët, pastaj shqiptarët dhe boshnjakët.

“I përkrah marrëdhëniet e ngushta me të gjithë në rajon. Mendoj se rajoni ne aspektin e integrimit ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe çelësi i intergrimit tonë europian. Përpara se të hyja në politikën malajzeze isha për disa vite ekonomist dhe punoja për bankën europiane të ndërtimit dhe zhvillimit, duke mbikëqyrur disa shtete të rajonit. Gjithmonë u kujtoj njerëzve në Mal të Zi se ideja e Bashkimit Europian është bazuar në integrimin ekonomik rajonal.

Kështu që ne në rajon kur flasim për intergrim europian, duhet gjithashtu të punojmë paralelisht për tu ndërlidhur me mirë me njëri tjetrin sepse është e palogjikshme që vetëm kjo pjesë e Europës ka gjithë këta kufij që rrit shpenzimet e lëvizjeve mes njerëzve, të mirave materiale, shërbimeve. Kështu që po, jam në favor të integrimit ekonomik rajonal që është për të përmirësuar jetët e qytetarëve dhe ekonominë e rajonit.”- tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!