Sodiq Atanda është zyrtarisht lojtar i Egnatias. Qendërmbrojtësi rikthehet në Superiore, ku për herë të fundit ishte pjesë e Partizanit dhe doli kampion.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Nigerian Sodiq Atanda.
I cili e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, ku ka luajtur me disa skuadra.
Atanda është bashkuar menjëherë me grupin, duke u nisur drejt Maqedonisë për të zhvilluar fazën përgatitore”, shkruan klubi rrogozhinas në njoftimin e bërë. / abcnews.al