Një javë pa u mbledhur plehrat në Elbasan, kompania nuk rinovon kontratën

schedule15:54 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 15:54 - 3 Dhjetor, 2021

Mbeturinat në Elbasan prej një javë nuk janë mbledhur.  Rrugët janë mbushur me plehra. Kompania “Viktoria Invest” që pastronte qytetin nuk ka rinovuar kontratën. Bashkia deri sa të kontraktojë një kompani tjetër ka nxjerr në rrugë pak mjetet dhe punëtorë të Agjencisë së Shërbimeve Publike.

Drejtori i agjencisë Klinsi Lala jep këtë shpjegim.

“Kemi pasur vonesa me një ditë në pastrimin e qyteti pasi pastrojnë dhe mbetjet në fshatra deri në zgjidhjen për një kompanie tjetër do përballem me një situatë të tillë. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve dhe së shpejti do zgjidhet.”

Veç problemeve mjedisore,  tërheqja e kompanisë së pastrimit ka lënë pa punë rreth 300 punonjës. Ata do të marrin asistencë. Protestuan tek prefektura pasi kërkojnë punë dhe jo lëmoshën e asistencës.

“Me rrogat mbajmë familjet kemi dhe kredi. Duam të kthehemi në punë.”

Kërkuan të takoheshin me prefekten Majlinda Perriu por nuk i priti askush. /abcnews.al/