Një i lënduar nga tërmeti dërgohet në Bari të Italisë për mjekim të specializuar

schedule16:58 - 27 Nëntor, 2019

schedule 16:58 - 27 Nëntor, 2019

Pasditen e së mërkurës 30 vjeçari nga Durrësi  Marlind Shkodra është dërguar në spitalin e Barit në Itali për një trajtim më të specializuar. I riu ka pësuar traumë në kokë. Ndërkohë nw spitalin e traumës janë të shtruar 32 persona të lënduar nga tërmeti. 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Marlind Shkodra, 30  vjeçari nga Durrësi i cili ishte i shtruar në Spitalin e Traumës, Pas vlerësimit që u bë nga ekipi mjekësor Italian dhe shqiptar është çuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Barit  në  Itali.

Të afërmit e  Marild  Shkodrës  rrëfejnë  se  pallati 6 katësh ku banonte 30 vjeçari sëbashku me bashkëshorten kishte pësuar dëmtime që nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërkohë që tërmeti i mëngjesit të së martës e shembi tërësisht.

Familjarët e të lënduarve nga tërmeti, mundohen që të përballojnë situatën me kurajë dhe shpresë që  shëndeti i të afërmve të tyre të përmirësohet.

Nga stafi mjekësor i Spitalit të Traumës dhe nga ekspertet  italianë u  patë menduar që të dërgohet për  një trajtim më ta specializuar  edhe 20  vjeçarja Xhesika Biqiku, Por si pasojë e plagëve të rënda  dhje e dy ndërhyrjeve kirurgjikale  u vlerësua që e reja të mos  transportohet drejt Italisë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë 658 persona të lënduar nga tërmeti që kanë marrë shërbim mjekësor në spitale, nga të cilët 65 po trajtohen  në spital.

Në spitalin e traumës janë të shtruar 32 person.  8 prej tyre janë ende në reanimacion dhe po marrin trajtim intensive nga bluzat e bardha të këtij spitali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!