“Një histori shqiptare në Harvard”, studenti Deni Hoxha tregon dëshirën për të promovuar Shqipërinë

schedule08:15 - 19 Shkurt, 2020

schedule 08:15 - 19 Shkurt, 2020

Një shqiptar që jetonë në ShBA nga ABC e Mëngjesit ka treguar dëshirën që ai ka që ta promovojë sa më shumë Shqipërinë.

Studenti Deni Hoxha i cili ka vite që jeton në Amerikë është shprehur se dëshira më e madhe e tij dhe një grupi tjetër të vogël studentesh me origjinë shqiptare ose shqiptarë-amerikan është që të japin kontributin e tyre në promovimin e vlerave të Shqipërisë.

Përmes një organizate që ato kanë themeluar në universitet herë pas herë bëjnë pjesë dhe personazhe të ndryshëm të famshëm shqiptarë ose jo për të bërë sa më shumë seminare apo leksione të hapura ku ato flasin për historitë e tyre të suksesit në fushën e biznesit.

“Në Harvard jemi gati 10 student me origjinë shqiptare dhe shqiptare amerikan, dhe meqë në universitet nuk kishte një organizatë të tillë atëerë ne vendosëm që ta bëjmë të mundur një gjë të tillë për ta bërë të mundur promovimin e Shqipërisë. Ideja e organizatës sonë është që persona të ndryshëm që merret me promovimin e Shqipërisë përmes historive të tyre të suksesit për të promovuar ssa më shumë vendin dhe për të bërë pjesë të organizatës dhe pjestarë të tjerë që nuk janë shqiptarë,” tha studenti shqiptar në amerikë.

Ndërkoë pyetjes së Enkel Demit se si funksionojnë tubime të tilla për të promovuar sa më mirë Shqipërinë, Deni ka theksuar se çdo gjë në shumicën e rasteve bëhet në formë leksioni të hapur, pyetje përgjigje.

“Formati ndryshon, ai mund të jetë në formë diskutimi ose jo, është një format që mund të drejtohet përmes pyetjeve ose është një format pyetje përgjigjë. Është dhe vete universiteti i Harvardit që herë pas here na promovon dhe përmes këtij promovimi ne kemi dëshirë jo vetëm të vijnë shqiptar pir edhe figura sa më të njohura”, është shprehur Deni.

Këtë mëngjes me Enkel Demin ai ka treguar eksperiencën e tij jo vetëm si student por edhe përfaqësues i një shoqate shqiptare në Harvard ku përpiqet që të promovojë sa më shumë te të huajt Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!