Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një hero i papritur si Orlando Gill/ Portieri i Paraguajit ka një histori të vështirë personale

schedule12:13 - 30 Qershor, 2026

schedule 12:13 - 30 Qershor, 2026

Ishte një barrikadë e vërtetë.

Futbollistët e Gjermanisë padyshim që do ta mbajnë mend mirë emrin e portierit Orlando Hil.

Gardiani I Paraguajit u tregua I shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes së raundit të dytë në Kupën e Botës, duke arritur kulmin në gjuajtjet e penalltive.



Për gjithçka që bëri, FIFA e vlerësoi si lojtarin më të mirë të ndeshjes në Boston, ndërsa mediat botërore tregojnë për historinë e tij të trishtë, por frymëzuese.

Katër vjet më parë, Hil ishte në pikë të hallit, jo ndonjë profesionist me rrogë të lartë, por me probleme të shumta.

Djali I tij ishte I sëmurë dhe ai u detyrua të shiste këpucë, fanela, çdo suvenir, dhe çdo send tjetër me vlerë që zotëronte, vetëm e vetëm që të paguante faturat e spitalit dhe shpenzimet e tjera.

Me këmbëngulje ia doli, ndërsa tani padyshim që mund të bëjë përpara në karrierë.

Nuk ishte gjë e vogël që I priti penalltitë yjeve të Gjermanisë si Kai Haverc apo Voltemade.

Për momentin, ai ende luan në elitën e futbollit argjentinas tek San Lorenco, e ndoshta tani do të fitojë ndonjë kontratë shumë më të majme në Europë.

Gjithsesi, sot për sot mendja është në Botëror, dhe rivali I radhës pritet të jetë Franca e frikshme, nënkampione e botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!