Ky turne nuk mund të mbetej pa një ekip nga vendi I madh.
Brazili erdhi me katër skuadra, dhe rrezikoi të mbetej pa asnjë, nëse nuk do të kishte qenë për Fluminensen.
Të besuarit e trajnerit Renato Gauço kaluan 2-1 surprizën e madhe të Kupës së Botës për Klubet, Al Hilalin e Arabisë Saudite, që largohet nga Amerika me kokën lart.
Të mbiquajturit “luftëtarët” nuk e patën aspak të lehtë në një duel ku secalin gol e shënuan brazilianët.
Mesfushori Mateus Martineli shënoi për 1-0 pranë fundit të pjesës së parë, ndonëse barazimi nuk vonoi.
Braziliani I Al Hilalit, sulmuesi Markos Leonardo që po luan në vend të Mitroviçit, realizoi në 51’.
Një detyrë “herkuliane” ka nevojë për një Herkul, dhe ja ku ai u shfaq.
Mesfushori tjetër, Herkules Pereira do Nashimento, I njohur thjesht si Herkules, shënoi golin e fitores në 70’.
E vërteta është që Al Hilal bëri më shumë, dhe se lojtarët e trajnerit Simone Inzagi nuk patën fat.
Gjithsesi, Fluminense diti ta luante më mirë ndeshjen, dhe tregoi gjithë krenarinë e futbollit të madh brazilian.
Nuk dihet nëse kjo krenari do të mjaftojë që të shkojnë deri tek trofeu. / abcnews.al