Një hap pranë Luftës së Tretë Botërore? Dritan Demiraj: Putin synon të prishë rendin botëror. Aleanca Rusi-Kinë e rrezikshme!  

schedule08:50 - 20 Mars, 2024

schedule 08:50 - 20 Mars, 2024

Koloneli Dritan Demiraj në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për luftën në Ukrainë, luftën në Izrael, duke u ndalur edhe tek ‘rreziku i një luftë të tretë botërore’.

Demiraj u ndal edhe tek satelitët hapësinore duke shpjeguar se vetëm tre shtete kanë kapacitete për të goditur satelitët dhe ato janë Kina, SHBA dhe Rusia.

“Data 24 shkurt 2022 është fillimi i luftës së tretë botërore. Lufta “Proxi” nënkupton mbështetjen e faktorëve shtetërore ose jo shtetërorë ku përfshihen shtetet e mëdha me mbështetje financiare dhe sisteme armatimi, por duke qëndruar vetë jashtë saj. Kjo luftë po ndodh mes dy vendeve, Iranit dhe Hesbollahut”, u shpreh Demiraj.

Lufta në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme

Dritan Demiraj: Ka një lidhje për përfitimet e presidentit Putin. Por nëse flasim për Hamasin, momenti kur u sulmua Izraeli, ishte pasi një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Izraelit ishte shumë afër. Dhe shpërtheu sulmi për të prishur këtë marrëveshje, sipas meje.

Gjatë kësaj interviste ai u ndal edhe tek deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron për të futur trupat e NATO-s në Ukrainë, si edhe kundërpërgjigjet e ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin

“Marrëdhëniet e të gjithë presidentëve francez me liderët e Federatës Ruse kanë qenë shumë të mira. Çdo gjë ka ndryshuar pas dështimit të mbështetjes së Perëndimit ndaj operacioneve në Ukrainë dhe kur “Ëagner” filloi largimin e të gjithë kompanive të arit, të naftës. Dy ditë më parë në Niger presidenti kërkoi edhe largimin e atyre dy baza që kanë qenë për luftë. Politika e jashtme dhe diplomacia ruse në Afrikë vazhdon të jetë e suksesshme. Janë dhjetëra miliarda dollarë që humb në vit dhe shumë materiale të tjera dhe miliardat që kanë dhënë si asistencë ushtarake edhe vetë Franca, sepse armët e para të Ukrainës të përdorur kanë qenë të dhënë nga vetë Franca”, u shpreh Demiraj.

Ndërhyrja e NATO-s në Ukrainë?

Dritan Demiraj: Askush më mirë se SHBA dh Britania e Madhe nuk e njeh fuqinë e Federatës Ruse. Por edhe forcën ajrore, flotën detare dhe raketa balistike nukleare që janë aktualisht më modernet dhe më të fuqishme në botë. Raketat “Taurus” janë reketa të zgjuara dhe përdoren nëpërmjet përdorimit të satelitit dhe për të gjithë ata që njohin sistemet e federatës ruse, edhe ato armë që janë përdorur në fushë betejën e Ukrainës.

Federata Ruse ka një sistem shumë të avancuar të mbrojtjes kundër ajrore, kapacitete që i ka vetëm SHBA dhe Kina. Por fuqia që posedon Federata Ruse e bën të pamundur përplasjen me SHBA. Ndërsa për përdorimin e armëve bërthamore mund të them se nuk është në interes të asnjë pale.

Gjithashtu ai shtoi se shmangia e Aleancës Rusi-Kinë, është jetike, pasi sipas kjo shton edhe më shumë rrezikun. Qëllimi i presidentit rus është që të prishë rendin botëror, kryesisht në Europë.

/abcnwes.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!