Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një grumbull sorrash alarmuan banorët…”/ Gjendet një trup i pajetë, dyshohet i Eglant Koçit. Njoftohen familjarët

schedule15:54 - 18 Qershor, 2026

schedule 15:54 - 18 Qershor, 2026

Policia dyshohet se ka arritur të gjejë trupin e dyshuar, të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, prania në masë e sorrave në një sipërfaqe toke, ka alarmuar banorët.

Këta të fundit kanë dyshuar për trup njeriu dhe kanë njoftuar policinë. Është ngritur grupi i posaçëm dhe është nisur në vendin e dyshuar. Janë njoftuar edhe familjarët.



34-vjeçari u pa për herë të fundit pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet më 4 qershor, duke lëvizur me motor. Kurse më 5 qershor, u denoncua si i zhdukur nga familjarët.

34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sakaq, vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar, Armand Shakaj. Ky i fundit rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia. Numrat janë në emër të tij dhe familjarëve, që nga valët telefonike rezultojnë se janë përdorur në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!