Një grua nga Librazhdi sillet urgjentisht tek Infektivi: Ishte kthyer nga Italia, kishte temperaturë

schedule15:42 - 10 Mars, 2020

schedule 15:42 - 10 Mars, 2020

Spitali i Infektiv e shpallur zonë në karantinë nuk lejohet që të futet askush pa një rekomandim nga specialistët.  Gazetari i Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se situata vijon të jetë hermetike mjekët janë shumë të rezervuar në lidhje me dhënien e detaje për gjendjen e personave të infektuar apo dyshuar koronavirusin.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se gjatë qëndrimit para ambientit të spitalit ka kontaktuar me familjarët e një zonje, e cila është futur në ambientet e spitalit dhe ka kërkuar që të futet në ambientet e infektivit, pasi nga simptomat që ka dyshon se është e prekur nga koronavirusi dhe pse nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë person të infektuar deri më tani apo me udhëtime në Itali.

Ndër të tjera, gazetari tha se pak minuta më parë në Infektiv ka ardhur një grua me origjinë nga Librazhdi, e cila ishte kthyer nga Italia dhe kishte temperaturë të lartë.

Detajet i shpjegon bashkëshorti i saj, i cili shprehet se nuk kanë patur udhëtime në Itali apo kontakte me persona që kanë udhëtuar atje.

Gruaja u soll nga familjarët në spital dhe ata nuk kishin telefonuar nr.127 siç e kërkon protokolli për rastet e dyshuara me koronavirus.

Gazetari ka dhënë gjithashtu detaje dhe në lidhje me një çift nga Skrapari që ka mbërritur mbrëmjen e së hënën pranë ambienteve të spitalit, por sipas familjarëve akoma nuk kanë marrë një përgjigje nëse janë apo jo të prekur nga koronavirusi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!